Rusia manovra ushtarake në kufirin me Ukrainën

27 Janar 2022 | 10:50

Më shumë se 20 anije të marinës ruse filluan një stërvitje ushtarake në Detin e Zi.

Ministria e Mbrojtjes ruse theksoi se ky aksion është pjesë e një serie trajnimesh të planifikuara për muajt janar dhe shkurt. Automjetet ushtarake ruse lëvizin në rajonin jugperëndimor të Rostov.

Korrespondentja e Euronews në Kiev shprehet se Ukraina nuk ndihet e kërcënuar nga këto manovra. Nga ana e NATO-s, vijon solidariteti.

“Rumania është e gatshme të presë trupat ushtarake të NATO-s, si pjesë e evolucioneve të sigurisë në rajon”, deklaroi presidenti rumun Klaus Iohannis duke nënvizuar se aleanca po vepron vetëm në mbrojtje.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht mirëpreti ministrin britanik të Mbrojtjes për bisedime dypalëshe. Lambrecht mbrojti vendimin e Gjermanisë për të mos dërguar armë në Ukrainë.

“Qeveria gjermane ka rënë dakord se ne nuk do të dërgojmë asnjë armë, asnjë dërgesë armësh në zonat e krizës, sepse ne nuk duam t’i ushqejmë këto konflikte më tej. Dhe besoj se kjo është mënyra e duhur edhe në këtë rast”, u shpreh  ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 5000 helmeta ushtarake pas një kërkese nga ambasada e vendit, duke u cilësuar një sinjal mbështetjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026