Rusia mund të pushtojë Ukrainën me 70% të forcave ushtarake

7 Shkurt 2022 | 11:39

Më rreth 70% të fuqisë luftarake, Rusia beson se mund të pushtojë Ukrainën dhe po dërgon më shumë grupe ushtarake në kufirin me fqinjin e saj, thanë të shtunën dy zyrtarë amerikanë.

Në dy javët e fundit, numri i grupeve ushtarake në rajonin kufitar është rritur në 83 nga 60 që ishin të premten dhe 14 të tjerë janë në tranzit, thanë zyrtarët për Reuters në kushte anonimiteti.

Ndërsa Rusia grumbullon më shumë se 100.000 trupa pranë kufirit, ajo ka thënë se nuk po planifikon një pushtim, por mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e saj të sigurisë nuk plotësohen.

Ato përfshijnë një premtim se NATO nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën si pjesë të aleancës, një kërkesë që Uashingtoni dhe NATO e kanë thënë se është e papranueshme.

Uashingtoni beson se Rusia mund të zgjedhë opsione të tjera përveç një pushtimi në shkallë të plotë.

Ukraina mund të pësojë 5.000 deri në 25.000 viktima , ndërsa viktimat e trupave ruse mund të jenë midis 3.000 dhe 10.000, sipas vlerësimeve të SHBA, tha zyrtari.

Një pushtim i plotë do të nxiste ikjen e miliona refugjatëve dhe personave të zhvendosur drejt Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026