Rusia përfundon mobilizimin ushtarak, në disa qytete vijon zhvendosja e popullsisë
Rusia e konsideron të përfunduar mobilizimin e pjesshëm në Ukrainë.
Moska pretendon se 82.000 trupa janë tashmë në vijat e frontit dhe 218.000 po stërviten.
“Nuk janë planifikuar detyra shtesë mobilizimi. Si pjesë e operacionit ushtarak, qendrat e projektimit do të vazhdojnë punën e tyre për të plotësuar ushtrinë ekskluzivisht me vullnetarë dhe kandidatë për të shërbyer me kontrata”, u shpreh Sergei Shoigu ministër rus i Mbrojtjes.
Në frontin jugperëndimor, zhvendosja e popullsisë vazhdon nga Kherson, në territorin e kontrolluar nga Rusia. Ukraina e cilëson lëvizjen, deportime. Beteja për kontrollin e qytetit po afron.
“Rusia po e kthen rajonin e Khersonit një zonë pa civilizim, pa gjëra elementare që janë të disponueshme në shumicën e vendeve të botës. Para ardhjes së Rusisë, ky rajon, si të gjitha rajonet e tjera të Ukrainës, ishte plotësisht normal dhe i sigurt, me të gjitha shërbimet sociale sepse njerëzit ishin të sigurt atje. Jeta ishte e garantuar. Dhe tani Rusia po përpiqet ta bëjë Kherson një zonë të përjashtua”, theksoi presidenti Ukrainas Zelensky
Sulmet ruse kanë lënë katër milionë ukrainas pa energji elektrike. Autoritetet në Kiev po përpiqen të nxitojnë për të riparuar stacionet e dëmtuara për të rivendosur furnizimin.
Ukraina pretendon se të paktën gjashtë persona janë vrarë nga bombardimet pranë zonës së kontrolluar nga Rusia në Zaporizhzhia. Rusët pretendojnë se kanë zmbrapsur sulmet ukrainase në lindje dhe kanë shkatërruar një fabrikë ushtarake ukrainase.
Larg frontit kryesor, pranë kufirit me Bjellorusinë, trupat ukrainase nuk po e lëshojnë kontrollin. Minsku është gjithnjë e më i vendosur të përfshihet në luftë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet