Rusia pranon se numri i viktimave nga COVID-19 është trefish më i lartë se shifrat zyrtare

29 Dhjetor 2020 | 18:00

Fatalitetet nga COVID-19 në Rusi janë trefish më të larta se shifrat zyrtare të raportuara nga autoritetet shëndetësore, kjo ka qenë deklarata e fundit që ka ardhur nga agjencia e statistikave të vendit.

Në Rusi deri më tani janë regjistruar 55.265 viktima nga coronavirus, por agjencia e statistikave Rosstat thotë së shifrat reale janë shumë më të larta dhe raporton rreth 186 mijë persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Kjo do ta rendiste Rusinë në vend të tretë në shkallë botërore, pas SHBA dhe Brazilit.

Me më shumë se tri milionë të prekur, shkencëtarët kanë kohë që mendojnë se shifrat e ulëta të fataliteteve janë në fakt manovra të vendit për të mos shfaqur pasojat reale të virusit.

Të hënën, numri total i viktimave ishte trefish më i lartë, por mendohet se kjo ka ndodhur pasi më parë raportoheshin vetëm ata që kishin vdekur nga COVID-19 nga mjekësia ligjore.

Kjo vjen pasi Rosstat tha se ka pasur një rritje prej 229.700 vdekjesh midis janarit dhe nëntorit në krahasim me vitin e shkuar – shumica e të cilave të shkaktuara prej virusit.

Në mbarë botën janë regjistruar më shumë se 81 milionë raste, ndërsa numri i viktimave po i afrohet shifrës 2 milionë.

Në Europë, shumica e vendeve po përpiqen të marrin nën kontroll një valë të mundshme që mund të afrohet me stinën e dimrit si dhe të ndalojnë përhapjen e variantit të ri. Tetori ishte muaji që Rusia shënoi vdekshmërinë më të lartë në më shumë se një dekadë. Shteti prej 144.5 milionë banorësh, ashtu si dhe mbarë Europa, i ka varur shpresat tek vaksina.

Rusia ishte shteti i parë që nisi fushatën e vaksinimeve, pavarësisht se Sputnik-V ende nuk ka marrë miratim ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026