Rusia sanksionon Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli
Moska ka ndaluar hyrjen një sërë zyrtarësh të famshëm të Bashkimit Europian në kundërpërgjigje të sanksioneve të ndërmarra nga BE në mars mbi disa funksionarë rusë.
Përmes një deklarate për shtyp, qeveria ruse njoftoi se Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ishte ndër tetë zyrtarët e sanksionuar.
“Bashkimi Europian po vijon politikat e njëanshme dhe masat shtrënguese të jashtëligjshme mbi qytetarët dhe organizatat ruse”, thuhej në deklaratë.
Ndër autoritetet e sanksionuar nga Moska janë politikania çeke Vera Jourova e cila mban dhe postin e zv-presidentes së Komisionit mbi vlerat dhe transparencën, kryeprokurorin gjerman Jorg Raupach si dhe politikanin francez Jacques Maire.
Në njoftim thuhet se lëvizja vjen si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të ndërmarra në mars nga BE, si ndalimi i udhëtimeve dhe ngrirja e aseteve së një sërë zyrtarësh rusë për abuzime me të drejtat e njeriut dhe burgosjen e Alexei Navalny.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe BE janë vështirësuar që kur Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe mbështeti separatistët pro-rusë gjatë luftës në Ukrainën lindore.
Shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell është shprehur se Rusia “po shkon drejt kthimit në një shtet autoritar dhe po devijon nga Europa”, pas një vizite në Moskë për të diskutuar mbi çështjen e Navalny.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta