Rusia tregon forcën e marinës ruse, Putin: Zbulojmë çdo armik
Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevojshme është gati të nisë një “sulm të paparashikueshëm” është ky paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin, disa javë pasi një anije luftarake e Mbretërisë e Bashkuar zemëroi Moskën duke kaluar gadishullin e Krimesë.
“Sot, marina ruse ka gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur atdheun, interesat tona kombëtare. Ne jemi të aftë të zbulojmë çdo armik nënujor, mbi ujë, apo edhe në ajër dhe nëse kërkohet, ne mund të të kryejmë një sulm të paparashikueshëm kundër tij”, u shpreh Putin.
Një deklaratë të tillë shefi i Kremlinit e dha gjatë paradës së marinës ruse në Shën Petersburg.
Muajin e kaluar Putin tha se Rusia mund të fundoste anijen luftarake britanike HMS Defender, që e akuzoi për hyrje të paligjshme në ujërat e saj territoriale, dhe shtoi tha se Shtetet e Bashkuara ndikuan në këtë “provokim”.
Presidenti Vladimir Putin përdori pikërisht paradën kushtuar Ditës së Marinës për t’i kujtuar botës muskujt ushtarakë të Rusisë duke zbuluar edhe armët bërthamore hipersonike.
Më shumë se 50 anije dhe 4,000 trupa morën pjesë në paradën përpara se në tetor të festohet 325 vjetori i marinës .
Putin vlerësoi fuqizimin e shpejtë të Rusisë në sistemin detar. Nga anijet rudimentare në periudhën e Pjetrit, marina ruse tani zotëron “sistemet e fundit të armëve hipersonike”, që sipas Putin nuk kanë ekuivalent në botë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta