Sakrifica e personelit shëndetësor, Papa Françesku falënderim për përkushtimin në luftën ndaj covid-19

27 Dhjetor 2020 | 18:01

Në ditën kur Europa ka nisur zyrtarisht vaksinimin në masë të popullsisë, Papa Françesku kujtoi viktimat e virusit Covid-19 dhe falënderoi punonjësit shëndetësore për përkushtimin e tyre në luftën kundër pandemisë.

“Lutjet e mia shkojnë për ato familje që në muajt e fundit kanë humbur njerëzit e dashur dhe për ata që janë prekur nga pasojat e kësaj pandemie. Falënderoj edhe ata doktorë, dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë që me përkushtimin e tyre në luftën ndaj këtij virusi, i është dashur të neglizhojnë edhe familjet e tyre”, u shpreh Papa Françesku.

Në lutjen e mbajtur virtualisht brenda në Vatikan, Papa Francesku bëri thirrje për durim dhe tolerancë teksa Italia, ashtu si shumë vende në Europë janë nën izolim përgjatë gjithë periudhës festive.

Mengjesin e së dielës, punonjësit shëndetësor filluan vaksinimin me vaksinën Pfizer-BioNtech. Italia ka raportuar mbi 70 mijë viktima që nga fillimi i Pandemisë, bilanci më tragjik ndër shtetet evropianë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026