Salvini vijon gjyqin, kryetari i Ligës së Veriut: Akuzat ndaj meje, absurde

18 Prill 2021 | 10:57

Një gjyqtar në Itali urdhëroi ish-ministrin e Brendshëm të vendit, Matteo Salvini të vijojë gjyqin ku akuzohet për pengmarrje, pasi refuzoi të lejonte anijen me emigrantë ‘Open Arms’ të ankorohej në një port të Italisë në 2019-n, duke i lënë për ditë të tëra në det.

Nga ana e tij, Salvini insiston se ka bërë vetëm detyrën.

“Nuk dua të njihem si pengmarrës, absolutisht jo, vetëm ideja është qesharake. Ju kujtoj se po flasim për një anije spanjolle që mori emigrantë në ujërat libiane e malteze, e që u refuzua nga dy porte në Spanjë, si dhe nga ushtria spanjolle kur iu kërkua ndihmë. Për çfarë po flasim këtu?” – tha Matteo Salvini, kryetar i Ligës së Veriut, Itali.

Prokurorët në Palermo e akuzojnë Salvinin për devijim të detyrës dhe pengmarrje për mbajtjen e emigrantëve në det, në brigjet e ishullit të Lampeduzës, në gusht të vitit 2019.

Gjatë bllokimit, disa emigrantë u hodhën në ujë në përpjekje për të arritur bregun, ndërsa kapitenia e anijes ‘Open Arms’ kërkoi ankorimin në port.

Pas 19 ditë pritje, pjesa e mbetur e 83 emigrantëve në bord u lejuan të zbrisnin në Lampeduza.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026