Biden në Romë për G20, liderët diskutojnë për çmimet e energjisë
Presidenti amerikan Joe Biden dhe bashkëshortja e tij mbërritën në Itali, teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan dhe më pas do të marrë pjesë në samitin e G20 që zhvillohet në Romë.
Biden do të udhëtojë më tej në Skoci për të qenë prezent në konferencën e klimës. Gjatë udhëtimit të dytë në Evropë, presidenti amerikan pritet që të risjellë sinjalin e bashkëpunimit më të fortë mes palëve, pas 4 viteve të trazuara me presidencën e Donald Trump.
Çmimet e energjisë, programi bërthamor i Iranit dhe siguria pritet të jenë çështjet kryesore të takimeve. Bie në sy mungesa e liderëve të Kinës e Rusisë.
Një përparësi kryesore do të jetë mënyra se si të reduktohen pabarazitë e shkaktuara nga pandemia Covid-19 dhe si të përshpejtohet rimëkëmbja ekonomike globale.
Italia shpreson që liderët botërorë do të vendosin një afat të përbashkët për të arritur emetimet neto zero të gazrave serë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta