Samiti i NATO-s/ Trump: Mendojmë se lufta ka mbaruar, rruga drejt paqes është hapur

25 Qershor 2025 | 16:20

Pas fjalimeve të mbajtura nga Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori fjalën në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Hagë. I shoqëruar në skenë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, Trump e nisi fjalimin duke falënderuar Holandën dhe çiftin mbretëror për mikpritjen.

Në fjalimin e tij, Trump u përqendrua fillimisht në tensionet me Iranin, duke theksuar suksesin e operacioneve ushtarake amerikane.

“Fundjavën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen me sukses një sulm masiv dhe preciz ndaj objekteve të pasurimit bërthamor të Iranit. Ishte një goditje e jashtëzakonshme – u quajt zhdukje. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të mund ta kryente,” deklaroi ai.

Trump shtoi se operacioni ka hapur rrugën për një marrëveshje armëpushimi, të cilën e cilësoi “historike”.

“Ne mendojmë se ka mbaruar. Nuk besoj se Irani dhe Izraeli do t’i kundërpërgjigjen më njëri-tjetrit,” u shpreh presidenti amerikan.

Duke u ndalur te Lindja e Mesme, Trump zbuloi se 14 raketa janë qëlluar drejt një baze amerikane në Katar të dielën, por sipas tij, “Irani ishte shumë i sjellshëm ,na paralajmëruan  dhe të gjithë u zbrazën nga baza.”  Ai vlerësoi aftësitë mbrojtëse amerikane që rrëzuan raketat, duke e përshkruar suksesin teknik si “të qëllosh një plumb me një plumb”.

Në pjesën e dytë të fjalimit, Trump foli për nevojën e forcimit të industrisë së mbrojtjes në dritën e luftës në Ukrainë, teksa përmendi dhe humbjet e mëdha që ka pësuar Ukraina.

“Nuk mund të përballojmë të varemi nga kundërshtarët tanë për mineralet kritike. Kjo do të thotë që jeta po zhduket,” u shpreh ai, duke përsëritur deklaratën e tij të mëparshme se lufta nuk do të kishte nisur “nëse unë do të isha president”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026