Samiti kundër terrorizmit, Merkel: Reformim politikave të kufijve të hapur
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se është e një nevoje urgjente që Evropa të reformojë politikën e kufijve të hapur të zonës Schengen, pas sulmeve të fundit terroriste.
Merkel iu bashkua kështu zërave të presidentit francez Macron dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz në thirrjen për një përgjigje të shpejtë e të koordinuar ndaj kërcënimit terrorist.
“Dua t’i referohem sistemit të hyrje-daljeve në zonën Schengen që duhet të reformohet brenda vitit 2022. Është e një rëndësie jetike të dimë se kush hyn e kush del nga zona Schengen. Gjithashtu, neve na duhet ky informacion edhe për qytetarët e vendeve me të cilët kemi marrëveshje për lëvizjen e lirë, prandaj edhe sistemi ETIAS duhet të jetë gati brenda vitit 2023”, deklaroi Merkel.
Nga ana tjetër, kancelari Kurz, i cili ishte në Paris një javë nga sulmi në Vjenë, falënderoi liderët e BE-së për solidaritetin e treguar dhe bëri thirrje për një mbikëqyrje më të ashpër të personave të konsideruar të rrezikshëm.
“Në Bashkimin Evropian ka me mijëra luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve janë ende në burg, por shumë të tjerë janë të lirë dhe të tjerë do të lirohen. Ndaj na duhet të jemi të kujdesshëm, sepse jo të gjithë ata që kanë qenë në burg janë penduar për atë që kanë bërë. Këta njerëz janë mina me sahat dhe ne nuk mund t’i mbajmë gjatë gjithë kohës nën mbikëqyrje”, tha Kurz.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE ka në plan të përforcojë rregullat për të luftuar ekstremizmin online.
Militantët islamikë kanë vrarë të paktën 8 persona në më pak se një muaj në sulmet e tyre në Paris, Nisë dhe Vjenë.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta