Samuel Little: Vrasësi më i tmerrshëm në historinë e Amerikës
Sameul Little, një burrë i quajtur nga FBI si vrasësi më i tmerrshëm serial në historinë e SHBA-së ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Little vdiq në një spital në Kaliforni në mërkurën. Ai kishte marrë një dënim të përjetshëm për vrasjen e tre grave, por më herët ai kishte rrëfyer se në periudhën nga viti 1970 deri në 2005 kishte vrarë 93 gra.
Little shënjestronte individë të dobët, shumica e të cilave ishin punonjëse seksi apo përdoruese droge.

Pasi Little i gjuante viktimave të tij me grushta ai i mbyste ato duke mos lënë asnjë shenjë të dukshme që mund të tregonin se këta persona ishin vrarë nga dikush.
Shkaqet e një pjese të madhe të këtyre vdekjeve ishin cilësuar si mbidozë aksidentale dhe si pasojë nuk hetoheshin. Sipas agjencisë amerikane, disa trupa të të vdekurve nuk u gjetën kurrë.
Little u arrestua në vitin 2012 për një akuzë droge në shtetin e Kentakit dhe u dërgua në Kaliforni, ku autoritetet i morën ADN-në për ta testuar. Rezultatet e ADN-së e lidhën atë me tre vrasje të viteve 1987 dhe 1989. Ai e shpalli veten të pafajshëm gjatë seancës gjyqësore, por autoritetet e dënuan me burgim të përjetshëm.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta