Sanchez i përgjigjet Elon Musk: Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka reaguar përmes “X” lidhur më një postimi të Elon Musk. Sanchez ka shkruar shkurtimisht duke thënë se Marsi mund të presë po njerëzimi nuk mundet. Ky reagim erdhi pas Musk shprehu habi për vendimin e Spanjës për t’u dhënë dokumente ligjore qindra mijëra emigrantëve të parregullt që jetojnë në Spanjë.
“Uau”, shkroi Musk në X në përgjigje të komenteve nga një përdorues i cili vlerësoi se vendimi i qeverisë spanjolle, i cili mund të çojë në legalizimin e rreth 500,000 emigrantëve ishte një mashtrim zgjedhor.
“Marsi mund të presë, njerëzimi nuk mundet”, iu përgjigj Sanchez postimit të Musk.
Të martën, qeveria spanjolle njoftoi një plan për t’u siguruar dokumente ligjore emigrantëve të parregullt që kanë jetuar në vend për të paktën pesë muaj dhe kanë mbërritur atje para 31 dhjetorit 2025, të cilët më pas do të jenë në gjendje të punojnë në çdo sektor, kudo në vend. Qëllimi është të mbështetet rritja ekonomike e Spanjës, e cila arriti në 2.8% në vitin 2025.
Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre