Scholz: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj Iranit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të tjera kundër Iranit për shkak të shtypjes së tepruar të protestave.
“Jam i shokuar nga fakti se njerëzit që po protestojnë në mënyrë paqësore po vdesin në Iran. Ne dënojmë dhunën e tepruar nga forcat e sigurisë dhe qëndrojmë me popullin e Iranit. Sanksionet e BE-së janë të rëndësishme. Ne jemi duke rishikuar hapa të mëtejmë”, shkroi Scholz në Twitter.
Republika Islamike po përballet me protesta që nga vdekja e Mahsa Aminit, e cila vdiq ndwrsa po mbahej nga policia.
Ajo ishte arrestuar në Teheran nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
BE-ja më 17 tetor vendosi sanksione ndaj policisë së moralit të Iranit dhe 11 zyrtarëve, përfshirë edhe ndaj ministrit të Telekomunikacionit.
Javën e kaluar, Berlini dënoi Teheranin pasi ky i fundit vendosi sanksione ndaj një media me seli në Evropë. Republika Islamike tha se do të ashpërsojë rregullat e hyrjes në Iran, duke shkuar përtej sanksioneve të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Koalicion me Berishën dhe Metën? Flet kryetari i Bindjes Demokratike
- Pas 21 nëntorit gjobë 150 euro për targat serbe, Policia e Kosovës sqaron procedurën
- Zgjedhjet lokale, emrat e kandidatëve të mundshëm për primaret e PD-së
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta