English

Scholz: BE të japë dritë jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti të mërkurën që vendet e Ballkanit Perëndimor të forcojnë perspektivat e tyre të anëtarësimit në BE dhe të përgatisin një lloj Plani Marshall për rindërtimin e pasluftës për Ukrainën.

- Advertisement -

Ai në një fjalim në Bundestag tha se Bashkimi Evropian duhet të japë më në fund dritën jeshile për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shpjeguar politikat e qeverisë së tij përpara një serie samitesh midis Bashkimit Evropian, NATO-s dhe G7-ës.

Scholz tha se shpreson se samiti i nesërm ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, para Samitit të Këshillit të BE-së, do të gjejë një zgjidhje për bllokadën e Bullgarisë për hapjen e negociatave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë Veriore.

“Nëse nuk tregojmë solidaritet me ato vende, atëherë Rusia dhe Kina do ta përdorin atë”, tha Scholz.

Ai shprehu mirëkuptimin për planet e disa liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë shqyrtuar mundësinë që të mos vijnë në samitin e nesërm për shkak të bllokadës së Bullgarisë, nga e cila hoqën dorë më vonë.

Në të njëjtën kohë, kancelari gjerman theksoi se me procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, nevojitet reforma e brendshme e Bashkimit Evropian për të rritur aftësinë e tij për të pranuar anëtarë të rinj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?