Sekuestrohen 96 kg kanabis në Igumenicë, dyshohet se kishte hyrë nga kufiri shqiptar

15 Qershor 2026 | 15:06

Policia greke në Igumenicë gjatë një aksioni antidrogë sekuestroi 96 kilogramëve kanabis si dhe ndaloi nj grek që drejtonte automjetin ku u zbulua ngarkesa me drogë.

Sipas mediave greke si pjesë e veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend, oficerët e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Igumenicë ditën e sotme sekuestruan një sasi të konsiderueshme droge.

Oficerët e policisë greke e lokalizuan të akuzuarin duke drejtuar një makinë private me qira dhe gjatë kontrollit të mëvonshëm, brenda saj gjetën dhe sekuestruan: 90 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 96 kilogramësh e 74 gramësh.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh kur policia greke në Igumenicë. Disa ditë më parë në po të njëjtën zonë policia greke  sekuestroi afërsisht 110 kilogramë të tjerë kanabis të papërpunuar që transportoheshin në një automjet. Dyshohet se ngarkesat me lëndë narkotike kanë hyrë në territorin grek nëpërmjet vijës së gjelbërt të kufirit me Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian përgatit propozime për reformën e zgjerimit, Mal i Zi drejt finishit si vend i 28-të i BE-së

Ky artikull i publikuar nga Euronews si lajm ekzkluziv trajton planet e Komisionit Evropian për reformimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Artikulli analizon...
08:09 | 06/07/2026

Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv rus me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit...
07:54 | 06/07/2026

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026