Selami Xhepa: Rritja e pagës minimale është modeste
Qeveria parashikon që në javën e ardhshme të rrisë pagën minimale nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë. Selami Xhepa, ekspert i Ekonomisë, thotë se Shqipëria paraqet nivelin më të ulët të pagave në rajon dhe më gjerë dhe ndaj këto masa janë të vonuara.
“Fatkeqësisht Shqipëria është vendi që ka nivelin më të ulët të pagave dhe kjo iniciative edhe nga vetë ndërmarrjet duhet mirëpritur”, tha z. Xhepa.
Lidhur me kundërshtimin që i kanë bërë kësaj nisme, kryesisht biznesi fason, ai tha se praktikisht kemi një rritje të koston në terma minimalë.
“Kjo paraqet një rritje të kostos për bizneset me 1.2 euro për një punëtor gjatë një dite pune. Unë mendoj se rritja është tepër modeste”, tha eksperti.
Por sipas z. Xhepa problemi më i madh është se këto masa nuk zbatohen në praktikë.
“Problemi thelbësor në Shqipëri ka të bëjë me faktin se politikat qeveritare nuk zbatohen në mënyrën e duhur. Para jepen në mënyrë ligjore përmes bankës aq sa e kërkon ligji por të nesërmen punonjësit dorëzojnë në arkën e firmës diferencën. Qeveria duhet të sigurohet për zbatimin e kësaj mase pasi në të kundërt do të kemi keqpërdorim të ekonomisë publike dhe private”, u shpreh ai.
Z. Xhepa theksoi se në Shqipëri ka studime që tregojnë se, hapësira për rritjen e pagave ka ekzistuar prej kohësh por kjo gjë nuk është realizuar nga biznesi.
Kjo mungesë vullneti nga biznesmenët për të ndarë një pjesë të fitimit të tyre me punonjësit, tha Xhepa mund të sjellë probleme të mëdha.
“Produkti prodhohet nga punëtorët dhe pronarët do të duhet ta ndajnë këtë fitim dhe me punëtorët. Punonjësit janë aset dhe nëse biznesmenët nuk e konsiderojnë si të tillë atëherë e ardhmja do të ketë probleme serioze.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta