Sërish trazira në Mineapolis, policia qëllon për vdekje 20-vjeçarin me ngjyrë

12 Prill 2021 | 16:44

Një 20-vjeçar me ngjyrë është vrarë nga policia në SHBA, gjë që ka bërë që në Mineapolis të nisin sërish protestat. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome mbi protestuesit.

Viktima është identifikuar nga të afërmit si Daunte Wright. Sipas policisë, 20-vjeçari është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Nga verifikimet e oficerëve, rezultoi se Wright kishte një urdhër arresti të pashlyer dhe në momentin që oficerët u përpoqën ta arrestonin, ai u largua me makinën e tij. Ka qenë pikërisht ky momenti kur Wright është qëlluar nga policia.

Ngjarja ka sjellë sërish trazira në Mineapolis dhe ka detyruar autoritetet të vendosin një orë policore. Tensionet në qytet janë të larta, ndërsa është ende duke u zhvilluar gjyqi për vrasjen e George Floyd.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026