Sërish zgjedhje në Izrael, dy partitë e qeverisë së unitetit nuk arritën të miratonin buxhetin

23 Dhjetor 2020 | 07:35

Për të katërtën herë në dy vite, në Izrael do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.

Zgjedhjet, të cilat pritet të zhvillohen në mars erdhën si rezultat i një mosmarrëveshje,  pasi dy partitë kryesore në qeverinë e unitetit nuk arritën të përmbushin një afat mbi buxhetet e shtetit.

Në mesnatën e të martës parlamenti i Izraelit, u shpërbë automatikisht siç kërkohet nga ligji pasi skadoi afati për të kaluar buxhetin e shtetit.

Benjamin Netanyahu, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë Likud, dhe rivali i tij politik Benny Gantz, fajësuan njëri-tjetrin për krizën.

Kryeministri Netanyahu, i cili po gjykohet për korrupsion shpreson të kthehet në detyrë për herë të gjashtë.

Ai mohon akuzat penale kundër tij, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026