Sezoni turistik, Besnik Vathi: Ç’duhet të bëjë Shqipëria për të shpëtuar sektorin
Si çdo sektor tjetër edhe turizmi në Shqipëri ka marrë goditje të madhe si pasojë e pandemisë Covid-19.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot nga Golemi se brenda muajit qershor punonjësit e hoteleve do të marrin vaksinën kundër Covid-19, në mënyrë që sektorit t’i jepet mundësia për të filluar aktivitetin.
Besnik Vathi, anëtari i bordit të Shoqatës së Tur-Operatorëve Shqiptarë tha se ky hap është pozitiv, por nuk garanton ecurinë e sektorit.
“Sa i përket vaksinimit të punonjësve në sektorin e turizmit apo në frontin e parë të pritjes së turistëve, është një veprim për t’u përshëndetur, por është i parakohshëm për të qenë aq optimistë se sezoni do jetë i lehtësuar vetëm me këtë fakt”, tha ai.
Ai thotë se për aq kohë sa vendet e mëdha vijojnë të jenë të mbyllura si rezultat i pandemisë, sezoni turistik në Shqipëri mbetet i paqartë dhe i rrezikuar.
“Sepse, në turizëm është një bashkëveprim dhe bashkëveprimi nuk është vetëm nga ana e Shqipërisë. Shqipëria po e bën detyrën e saj, por nuk është e mjaftueshme për të pasur turizëm. Kush do të vijë? Kufizimet nuk janë në Shqipëri për të hyrë, por janë kufizimet në vendet ku gjenerohen turistët drejt Shqipërisë. Është e domosdoshme, e nevojshme, por nuk është e mjaftueshme”, theksoi ai.
Përballë gazetares Bruna Çifligu, z. Vathi u shpreh për Euronews Albania se Shqipëria duhet të gjejë rrugë, duke nënshkruar marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe për të garantuar turizmin.
“Është një proces që nuk varet nga qeveria shqiptare, por është një proces i lidhur me veprimet që bëhen jashtë. Qeveria shqiptare duhet të ndërdyjë në marrëveshje dypalëshe apo shumëpalëshe. Duhet lobuar me vende jashtë BE, që këto vende të krijojnë korridore të gjelbra, ku Shqipëria të jetë pjesë e lejimit për ato vende”, shtoi ai.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta