Sfidat deri në marrjen e Shtëpisë së Bardhë, kush është Joe Biden, presidenti i 46-të i SHBA-ve
Pas disa ditësh ankthi dhe kaosi në procesin e numërimit të votave, demokratët dhe jo vetëm, u lumturuan kur në 7 nëntor mediat shpallën Joe Biden president të 46- të SHBA-ve.
Ngritja e 78-vjeçarit në majën e politikës amerikane nuk mund të ishte në kontrast me paraardhësit e tij. Një ngjitje e qëndrueshme dhe e sigurt që nga radhët e themelimit të partisë. E diku nisur me modesti në Scranton, Pennsylvani.
Joe Biden është diplomuar për drejtësi dhe punoi për një kohë të shkurtër si prokuror përpara se futej në politikë. Ai u bë një nga senatorët më të rinj të vendit në një fitore të befasishme në 1972, fillimi i një karriere të suksesshme në katër dekada në Capital Hill.
Por jeta e tij personale ka edhe tragjedi. Vetëm pak javë pas fitores në senat, gruaja e tij e parë Neilla dhe vajza Amy humbën jetën në një aksident automobilistik.
Tragjedia do të vijonte vite më pas në 2015, kur djali i tij Beau humbi jetën për shkak të një tumori në tru.
Pas një dështimi presidencial në 1987, Biden kandidoi përsëri 20 vjet më vonë, por u gjend i eklipsuar nga një kundërshtar karizmatik. Sidoqoftë, Barack Obama vlerësoi përvojën e kolegut të tij dhe e zgjodhi si zëvendëspresident.
I paepur, sfidues Joe Biden hyri përsëri në garë, duke u gjendur përballë një grupi progresistësh për nominimin presidencial të demokratëve në 2020.
Pas një nisjeje të lëkundur, ai fitoi kundër Bernie Sanders, rivali kryesor i majtë. Mes një partie sërish të përçarë, Biden nisi fushatën e tij me seriozitet, por shumë shpejt u akuzua për korrupsion nga kampi i presidentit Trump.
E gjithçka kishte të bënte për lidhjet e biznesit të djalit të tij Hunter në Ukrainë. Ishte vetëm fillimi i sulmeve kundrejt tij.
Ekipi i presidentit Trump gjithashtu kërkoi të portretizojë kandidatin demokrat si një njëri të paaftë dhe që i kishte kaluar koha. Vazhdimisht u tall se ishte i dobët në pamundësi për të drejtuar vendin. Presidenti Donald Trump herë pas here e sulmonte edhe gjatë tubimeve të ndryshme.
“Nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë. Kemi një djalë të përgjumur në bodrumin e shtëpisë së tij”, ishte shprehur Trump.
Por Biden doli nga bunkeri i tij duke luftuar, në një debat televiziv ku arriti të fitonte shumë.
Ai u shfaq i qëndrueshëm dhe uniform përballë një kandidati të paqëndrueshëm dhe shumë impulsiv. Në fund, populli amerikan zgjodhi qëndrueshmërinë. Edhe pse pati kundërshtime. Tanimë kjo është ndoshta sfida më e madhe e Biden ndërsa kombi del nga një epokë e trazuar e presidencës së Donald Trump. Ai do të duhet të bashkojë vendin, ku ka ende shumë amerikanë që kundërshtojnë udhëheqjen e tij.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta