Sfidat e qeverisjes së dytë të Albin Kurtit në Kosovë

25 Maj 2021 | 20:38

Thirrja për të pasur një të dërguar të posaçëm të Shteteve të Bashkuara në dialogun me Serbinë dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë dy muajve të parë të qeverisjes së dytë të tij ishin temë e diskutimit në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.

Njohës të politikës në Kosovë si gazetarët Enver Robelli dhe Jeta Xharra, apo dhe analistja Donika Emini e cilësuan si thelbësore për dialogun me Serbinë që të vendoset qartë si temë e bisedimeve edhe njohja e pavarësisë.

Lexo më shumë: Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës

Politologu Adri Nurellari e komentoi përpjekjen e kryeministrit Albin Kurti për të vijuar dialogun me Serbinë si “përpjekje me ide të shteruara” dhe “naive”. Sipas tij ndodh “prej mosnjohjes së realitetit”.

Lexo më shumë: Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Akri Çipa nxiti debat me çështjen e padisë për gjenocid që mund të ngre Kosova ndaj Serbisë. Sipas Çipës është e mundur që një padi të ngrihet nga një shtet tjetër si Shqipëria dhe paralelisht Prishtina zyrtare të vijojë edhe dialogun me Begoradin.

Lexo më shumë: Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid

Sipas gazetarit Enver Robelli ndryshimi i presidencës së SHBA-ve mund të ndryshojë edhe angazhimin ndaj dialogut Kosovë-Serbi ku përfshirja e saj mund të përshpejtojë “një zgjidhje të kënaqshme mes palëve”. Për sa i përket qëndrimit të BE-së, sipas tij, ndikim domethënës mund të kenë zgjedhjet në Gjermani.

Lexo më shumë: Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”

Gazetari Franko Egro, i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë, tha se ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë së Albin Kurtit “nuk po i kuptojnë sa duhet përgjegjësitë dhe detyrat që ato kanë”. Ai mori si shembull gabimet drejtshkrimore të të postimit të shkruar në gjuhën angleze nga ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla në rrjetin social “Twitter”.

Lexo më shumë: Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë

Analistja Donika Emini u shpreh se qeveria “Kurti” po shfaq të njëjta probleme si në qeverinë e kaluar sa i takon politikës së jashtme. Sipas saj, qëndrimet kanë qenë konfuze dhe gjithashtu e konsideroi të gabuar tërheqjen e 12 ambasadorëve.

Lexo më shumë: Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021