Nis sot në Britani të Madhe Samiti i G7, temat kyçe që pritet të diskutohen
Nis sot në Britani të Madhe Samiti i G7, i cili do të vijojë punimet deri më 13 qershor.
Ky është samiti i parë për presidentin amerikan Joe Biden dhe ai po e përdor atë për të premtuar miliona doza të vaksinës Covid-19 si pjesë e një plani më të gjerë të të gjithë shteteve të G7 për të dhuruar 1 miliard doza në vendet e varfëra.
“Shtetet e Bashkuara do të blejnë gjysmë miliardë doza të vaksinës COVID-19 të Pfizer për t’ua dhuruar gati 100 kombeve që janë në nevojë urgjente, në luftën kundër kësaj pandemie. Ky është një hap historik, blerja më e madhe dhe dhurimi i vaksinave COVID-19”, ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden.
Para nisjes së G7, Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson patën një takim mes tyre.
“Bisedimet ishin të shkëlqyera, ato vazhduan për një kohë të gjatë, ne mbuluam një gamë të madhe temash, dhe është e mrekullueshme të dëgjosh administratën e Biden dhe Joe Biden, sepse ka kaq shumë gjëra që ata duan të bëjnë së bashku me ne, nga siguria, NATO, ndryshimi i klimës dhe është fantastike, është një frymë e freskët, shumë gjëra që ata duan t’i bëjmë së bashku “, u shpreh Boris Johnson.
Udhëheqësit e G7 duan të rindërtojnë unitetin për shumë sfida të përbashkëta, si Kina dhe ndryshimi i klimës, pas viteve të trazuara të presidencës së Trump.
Një nga pikat kryesore në rendin e ditës është rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë dhe planet për t’u përgatitur më mirë nëse një pandemi e re godet botën.
LEXONI GJITHASHTU:
Takohen Biden dhe Johnson, Presidenti i SHBA: Kujdes paqen në Irlandën e Veriut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta