S’garantuan prezencën e spektatorëve, s’ka ndeshje të Euro 2020 në Dublin dhe Bilbao
Pasiguria për shkak të pandemisë së COVID-19 ka bërë që Dublini dhe Bilbao të humbasin të drejtën për të organizuar ndeshje të kampionatit evropian të futbollit. Ndeshjet e parashikuara në këto qytete janë spostuar për t’u luajtur në Sevilje, Shën-Pjetërsburg dhe Londër.
Autoritetet lokale të Bilbaos në Spanjë dhe Dublinit në Irlandë nuk kanë mundur t’i japin garanci UEFA-s se do të lejojnë që në stadiume të ketë spektatorë, për shkak të dinamikës që po ka pandemia e COVID-19.
Euro 2020, që u shty vitin e shkuar për shkak të pandemisë, pritet të zhvillohet këtë vit prej 11 qershorit e deri më 11 korrik. Ndeshjet parashikohej të luheshin në 12 qytete dhe UEFA kishte kërkuar që qytetet organizatore të lejonin spektatorë deri në 25% të kapaciteteve.
Autoritetet irlandeze thanë të premten se nuk mund ta garantonin që në muajin qershor të lejonin grumbullime të mëdha. Ngjashëm u shprehën edhe në Bilbao, teksa ndryshe nga Irlanda, Spanja ka gjetur si zgjidhje spostimin e ndeshjeve në Andaluzi, në stadiumin e Seviljes, aty ku garantohet deri në 30% të kapaciteteve të stadiumeve.
Nisur nga pasiguria në Irlandë ndeshjet e Dublinit do të spostohen në Shën-Pjetërsburg dhe Londër.
Grupi E, në të cilin ndodhen Spanja, Polonia, Suedia dhe Sllovakia janë grupi i vetëm që preken direkt.
Spanja do t’i luajë të gjitha ndeshjet e grupit në Sevilje dhe jo në Bilbao, teksa Poloni-Sllovaki, Suedi-Sllovaki dhe Suedi-Poloni do të luhen në Rusi, në Shen-Pjetërsburg.
Një nga ndeshjet e 1/8-ve, që ishte caktuar fillimisht të luheshin në Dublin – ndeshja e fituesit të Grupit D me të dytën e Grupit F – do të luhet në Angli, në Uembli. Kjo mund të bëjë që Anglia, që luan të gjitha ndeshjet e saj të Grupit D në Uembli, të luajë (nëse do të mundet) edhe ndeshjen e 1/8-ve në stadiumin e saj kombëtar.
Ndryshimi i stadiumeve ka sjellë edhe anulimin e biletave që ishin qarkulluar aktualisht për ndeshjet në Bilbao dhe Dublin. UEFA ka njoftuar se spektatorët që kanë blerë deri më sot bileta do të kontaktohen për t’iu dhënë prioritet në riskedulimin e ndeshjeve, ose do të rimbursohen.
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve