Shanse të reja për qytetarët që humbën punën, Anila Denaj zbulon planin e qeverisë në “Ilva Now”

27 Maj 2020 | 18:25

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka dhënë detaje të reja për ndihmën që qeveria shqiptare po harton për qytetarët, të cilat kanë humbur punën për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

E ftuar në “Ilva Now”, ministrja tregoi me shifra konkrete personat, të cilët kanë përfituar deri tani apo që do të përfitojnë në vazhdim nga dy paketat ekonomike.

Sipas saj, në paketën e parë kanë përfituar 63 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se me paketën e dytë me pagën 40 mijë lekë, do të përfitojnë mbi 176 mijë qytetarë.

“Procesi i paketave  është një proces ndryshon çdo ditë, paketa e parë ka ezaurura në muajin prill dhe maj, më shumë se 63 mijë dhe ka persona, dhe ka një numër personash që janë animuar në Tatimet dhe kjo solli paketën e dytë dhe kjo u takon atyre grupeve që nuk e gjetën veten tek paketa e parë. Paketa e dytë ka një shumë prej 40 mijë lekësh për 176 mijë përfituesish, dhe sot janë afërisht 110 mijë përfitues, pra ka një diferencë, e cila na çoi në një vendimmarrje sot në mbledhje të qeverisë për të ndryshuar disa procedura dhe për të bërë të mundur që përfitimi i plotë i pagës 40 mijë lekë për më shumë se 176 mijë persona të mundësohet brenda datës 5 qershor”, tha Denaj.

Ministrja Denaj tha se qeveria po diskuton që të përfshijë në kategorinë e përfituesve të gjithë ata qytetarë që kanë humbur punën brenda datës 20 prill.

“Flasim për këtë grup biznesesh, përfshirë edhe fasoneritë që kanë një xhiro 14 milionë lekë, pavarësisht se kanë qenë të hapura, ato kanë pasur problem me likuiditetin. Në paketën e dytë ne adresuam dhe ato biznese mbi 14 milionë lekë xhiro, por që kishin persona të papunë gati 20 mijë persona. Koha dhe data e personave të larguar deri në 10 prill është zgjeruar, jemi duke diskutuar mes datës 20-30 prill. Faktikisht administrata tatimore ka propozuar datën 20 prill për të lejuar që edhe ato deklarime të vonuara, por që i takojnë këtyre largimeve dhe këtyre datave, të jenë të mundura. Aplikimi ka edhe ai handikapin e tij, pasi ai fillimisht duhet të nisej nga biznesi. Forma e presionit është një presion për të kuptuar rolin e tyre, por ndërgjegjësimi i shtetit është për të paguar individin”. shtoi ministrja.

Mes tjerash znj. Denaj theksoi se numri i personave që do përfitojnë për paketën e dytë, pra pagën 40 mijë lekë, mund të arrijë në mbi 180 mijë. Ajo theksoi se në këtë proces, janë konstatuar disa probleme operacionale në numrat e llogarive të qytetarëve. 

“Ne kemi konstatuar problematika operacionale, ka problematika për numrat e llogarive dhe IBAN-ëve. Ne do të shpresonim se brenda 5 qershorit të kemi ezauruar dhe pagën e tretë të paketës së parë, asaj që i korrespondon pagës minimale për qershorin, sikurse edhe të gjithë shumën prej 176 mijë përfituesish me pagën 40 mijë lekë. Ka një numër që mund të jetë diku pak më shumë se 182 mijë”,  shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021