SHBA akuzon Rusinë, Mike Pompeo: Moska prapa sulmit kibernetik 

19 Dhjetor 2020 | 16:57

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka fajësuar Rusinë për atë që po konsiderohet si spiunazhi më i rëndë kibernetik ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

“Mund ta themi hapur se prapa këtij aktiviteti fshihet Rusia”, deklaroi Pompeo. Ai nuk dha detaje për akuzat që i atribuoi Moskës, e cila nga ana e saj ka mohuar çdo përgjegjësi lidhur me sulmin.

Agresioni kibernetik, që vuri në shënjestër programe elektronike të prodhuara nga firma amerikane “Solar Winds”, zgjaste prej disa muajsh por u zbulua vetëm këtë javë.

Gjithashtu, mes agjencive amerikane që u sulmuan ishte edhe ajo për menaxhimin e armëve bërthamore.

Organizata në fjalë, që është nën kontrollin e Departamentit amerikan të Energjisë, deklaroi megjithatë se siguria e arsenalit bërthamor nuk ishte prekur.

Organizata të tjera në të gjithë botën, përfshirë ato në Mbretërinë e Bashkuar, u vunë në shënjestër nga hakerat, të cilët përdorën të njëjtin softuer për të kryer sulmin.

Ekspertë të fushës deklaruan se do të duhen vite për të zbërthyer atë që është një nga sulmet më të mëdha kibernetike të të gjitha kohërave. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026