SHBA, arrestohet grupi i ekstremistëve që lëviznin të armatosur deri në dhëmbë
Njëmbëdhjetë persona të armatosur rëndë, të vetëprezantuar si anëtarë të një milicie, u arrestuan në Boston, pas një nate të gjatë negociatash me autoritetet amerikane, proces që çoi në bllokimin e një autostrade të rëndësishme të shtetit të Masaçusetsit.
Grupi, i identifikuar nga mediat lokale si “Rise of the Moors”, përbëhet nga anëtarë që nuk i njohin ligjet e Amerikës, por që propagandohen si persona paqësorë.
Të dyshuarit ranë në pranga pas një negociate të gjatë mes policisë dhe liderëve të grupit, që mundësoi një dorëzim paqësor të tyre dhe çoi në rihapjen e autostradës.
Gjithçka nisi kur një oficer policie pa dy makina të ndalonin, nga të cilat zbritën persona të armatosur me armë automatike dhe pistoleta.
Kreu i grupit i tha policisë se po udhëtonin nga Rhode Island për në lokalitetin e Meinit për t’u stërvitur në një pyll.
Agjentët fillimisht kërkuan dokumentet e identifikimit dhe lejet për armëmbajtjen, por militantët nuk ishin të pajisur me to.
Kjo çoi në konfrontimin mes palëve, që mbaroi pasi forcat e policisë shkurtuan perimetrin përreth vendit ku ishin mbledhur anëtarët e grupit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta