SHBA autorizon dozën e tretë të vaksinës Pfizer për personat mbi 65 vjeç

23 Shtator 2021 | 09:56

Pas shumë rekomandimesh, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave  autorizoi përdorimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer për personat mbi 65 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje specifike.

Doza përforcuese do të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Paneli këshillues tha se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dozën e tretë për të gjithë personat mbi 16 vjeç.

Edhe kompania Johnson & Johnson, vaksina e së cilës jepet me një dozë, ka bërë me dije se një dozë e dytë ka shtuar efektivitetin kundër COVID-19.

Kompania Moderna po ashtu synon të kërkojë autorizimin për një dozë përforcuese të vaksinës së saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026