SHBA, demokratët thirrje republikanëve: Mjaft me shfaqje qesharake, respektoni vullnetin e popullit
Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara shprehu të enjten besimin se tranzicioni i pushtetit presidencial tek presidenti i zgjedhur Joe Biden do të realizohet.
Në një konferencë shtypi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u bëri thirrje republikanëve që të respektojnë vullnetin e popullit amerikan.
“Biden ka qenë zëvendës president i Shteteve të Bashkuara, kryetar i komisionit të punëve të jashtme në Senat, kryetar i komisionit gjyqësor, ai e njeh mirë territorin, ndaj dhe do ta kalojë mirë procesin e tranzicionit. Do të jetë një tranzicion i qetë. Fatkeqësia është se republikanët kanë vendosur të mos respektojnë vullnetin e popullit”, tha Nancy Pelosi.
Ndërkohë, kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer u bëri thirrje kolegëve republikanë që të heqin dorë nga “shfaqjet qesharake” dhe ta rikthejnë vëmendjen tek pandemia e coronavirusit që vijon të përhapet.
“Zgjedhjet mbaruan. Presidenti Trump humbi. Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kamala Harris zëvendës presidente. U bëj thirrje senatorëve republikanë: mjaft mohuat realitetin, mjaft vutë qëllimisht në dyshim procesin demokratik dhe filloni të fokusoheni tek COVID-i”, u shpreh ai.
Rekordet e reja të infektimeve ditore dhe shtrimeve në spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të sigurt se tranzicioni i pushtetit do të dominohet nga përgjigja ndaj pandemisë, që ka përshpejtuar ritmet që prej zgjedhjeve të 3 nëntorit, ndërkohë që Trump do të qëndrojë në zyrë deri më 20 janar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta