SHBA dënon stërvitjen ushtarake të Kinës rreth Tajvanit

5 Gusht 2022 | 16:27

Shtëpia e Bardhë dënoi “sulmet me raketa precize” të Kinës të cilat gjatë ditës së enjte preken ujërat jashtë brigjeve të Tajvanit.

Pekini i kreu sulmet si pjesë e stërvitjeve ushtarake që kanë ngritur tensionet në rajon në nivelin më të lartë në dekada. Aksioni erdhi pas një vizite në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

“Kina ka zgjedhur të reagojë dhe të përdorë vizitën e Kryetares si një pretekst për të rritur aktivitetin provokues ushtarak rreth ngushticës së Tajvanit. Ne nuk do të kërkojmë, e as nuk duam një krizë. Në të njëjtën kohë, nuk do të pengohemi nga operimi në dete dhe qiejt në përputhje me ligjin ndërkombëtar, siç kemi bërë për dekada, duke mbështetur Tajvanin dhe duke mbrojtur një rajon  të lirë dhe të hapur”, u shpreh zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

Kirby shtoi se Sekretari amerikan Mbrojtjes, Lloyd Austin ka urdhëruar anijen  Ronald Reagan dhe anije të tjera që të qëndrojnë në stacion “për të monitoruar situatën”.

Ai gjithashtu njoftoi se një test i planifikuar për këtë javë është vendosur që të zhvillohet pavarësisht tensioneve.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi është shprehur  se Kina nuk do të izolojë Tajvanin duke penguar zyrtarët amerikanë të udhëtojnë në ishull.

Ajo i bëri komentet në Tokio, pjesa e fundit e turneut të saj në Azi, ku u takua me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026