SHBA drejt miratimit të vaksinës Pfizer, paneli këshillues jep dritën jeshile

11 Dhjetor 2020 | 06:54

Një panel këshillues i qeverisë amerikane miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer, duke e vendosur vendin vetëm një hap larg fillimit të vaksinimit kundër virusit që ka vrarë rreth 300,000 amerikanë.

Vaksnimi mund të nisë brenda disa ditësh, në varësi të kohës që i duhet Administratës Amerikane të Ushqimeve dhe Barnave për ta miratuar, pas rekomandimit të komitetit të ekspertëve.

“Kjo është një dritë në fund të tunelit të gjatë të kësaj pandemie”, deklaroi Dr. Sally Goza, president i Akademisë Amerikanë të Pediatrisë.

Në një votim me 17 pro, 4 kundra dhe një abstenim, këshilltarët e qeverisë arritën në përfundimin se vaksina e Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech është e sigurt dhe efektive për përdorim urgjent tek të rriturit dhe adoleshentët e moshës 16 dhe lart.

Vaksina u miratua nga paneli edhe pas disa reaksioneve alergjike tek disa pacientë që u vaksinuan në Britani.

Një nga anëtarët e panelit, Dr. Paul Offit, arriti në përfundimin se përfitimet e mundshme të vaksinët i tejkalojnë rreziqet e saj.

Vendimi erdhi në një kohë ku SHBA po përballet çdo ditë me rekorde të reja rastesh dhe viktimash të COVID-19, ku vetëm të mërkurën vendi shënoi më shumse 3,100 vdekje.

Pfizer tha se do të shpërndajë në SHBA rreth 25 milionë doza deri në fund të dhjetorit. Por ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, edhe në SHBA vaksinimi do të ndjeki në skemë prioriteti, fillimisht për punonjësit e shëndetësisë, azilet e të moshuarve dhe më pas grupet më të rrezikuara deri në momentin që prodhimi i vaksinave do të jetë i mjaftueshëm për tu përdorur nga të gjithë, diçka që nuk duket e mundur deri në pranverë.

 

Lexoni gjithashtu:

“Moderna” nis testimin e vaksinës për COVID-19 te adoleshentët

Masat antiCOVID në Evropë, Franca heq bllokadën; në Spanjë bien infektimet

”Kemi fituar dy herë”, Trump përsërit fitoren e rreme gjatë eventit Hebre Hanukkah

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026