SHBA, Gjykata e Lartë vendos pro LGBTI: Nuk mund të pushohen nga puna prej orientimit seksual
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se punonjësit LGBTI nuk mund të pushohen nga puna për shkak të orientimit të tyre seksual, një vendim historik i marrë gjatë ditës së hënë.
Vendimi në favor të komunitetit LBGTI vjen pavarësisht emërimit nga presidenti Donald Trump të dy gjykatësve konservatorë.
Me 6 vota pro dhe 3 kundër, gjykata vendosi që dispozita e njohur si “Titulli VII”, e cila ndalon diskriminimin me bazë gjinore, përfshin edhe diskriminimin kundër punonjësve LGBTI.
Vetëm fillimi
Pretendenti kryesor i Demokratëve Joe Biden e ka cilësuar vendimin si “një hap më tej në marshimin drejt barazisë për të gjithë”.
“Gjykata e Lartë ka afirmuar idenë e thjeshtë por thellësisht amerikane se çdo qenie njerëzore duhet të trajtohet me respekt”, tha ai.
Today’s decision is another step in our march toward equality for all. The Supreme Court has confirmed the simple but profoundly American idea that every human being should be treated with respect. But we’re not done. https://t.co/Bz4SMA9tgb
— Joe Biden (@JoeBiden) June 15, 2020
Vendimi i Gjykatës është mirëpritur gjithashtu nga një sërë organizatash për të drejtat LGBTI.
Çështje që “i takon Kongresit, jo Gjykatës”
Gjykatësi Brett Kavanaugh, një prej të emëruarve nga presidenti Trump, ishte një ndër ata që votuan kundër këtij vendimi.
Sipas tij, gjykata në këtë mënyrë po “rishkruan ligjin” duke i dhënë një tjetër kuptim termit seks në mënyrë që të përfshijë dhe identitetin gjinor dhe orientimin seksual dhe se “përgjegjësia për të ndryshuar të ashtu-quajturin ‘Titulli VII’ i përket Kongresit dhe presidentit, jo Gjykatës”, u shpreh ai.
Megjithatë ai shtoi se “është e rëndësishme që të njihet fitorja e rëndësishme e arritur për komunitetin LGBTI në Amerikë”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta