SHBA, gjykata ndalon urdhrin e Trump për të mbyllur ”TikTok”
Për momentin argumentet e administratës Trump se veprimtaria e kompanisë kineze cenonte sigurinë kombëtare u hodhën të gjitha poshtë.
Kompania e TikTok do të vazhdojë aktivitetin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Urdhri që mban firmën e gjykatësit Carl Nichols, ka dalë disa orë përpara se të hynte në fuqi nisma e presidentit Trump për gjigantin e platformave online.
Në vendimin e gjykatës, është përcaktuar se do të jetë një seancë e dytë gjyqësore, e cila do të shqyrtojë përfundimisht dhe do të vendosë në lidhje me zbatimin apo jo të bllokimit urdhëruar nga Trump.
Seanca gjyqësore emergjente që solli vendimin e vazhdimit të aktivitetit të ByteDance, u mbajt për rreth 90 minuta dhe serviri argumente që kundërshtonin fjalët e presidentit amerikan.
Avokati John Hall i “TikTok”, e cilësoi urdhrin e ndalimit të programit si diçka “irracionale”. Kjo e fundit gjithashtu bie ndesh edhe me bashkëpunimin e kompanisë kineze me kompani amerikane si Oracle dhe Walmart, e nxitur nga kërkesa e Trump.
Pas hedhjes në gjyq të administratës së Trump, kompania kineze “ByteDance” ka sfiduar urdhrin e presidentit që synon ndalimin e shkarkimit të aplikacionit apo të përmirësimit të sistemit të tij.
Kjo sepse nuk janë gjetur fakte që të mbështesin idenë e Trump, se ky aplikacion shkel sigurinë kombëtare dhe është i rrezikshëm për qytetarët amerikanë.
TikTok e ka mirëpritur ndërhyrjen nga gjykata dhe po vazhdon të luftojë për të drejtat e saj, duke deklaruar gjithashtu se kjo ngjarje po pengon produktivitetin e këtij biznesi.
Ndërkohë që tensionet e kësaj situate po ngrihen, marrëveshja vazhdon të jetë e lënë pezull dhe akoma pritet një përgjigje nga qeveria e Shteteve Të Bashkuara.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta