SHBA, infermierja e parë që vaksinohet për COVID-19
Një infermiere afroamerikane në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë personi që ka marrë dozën e parë të vaksinës anticovid të dy kompanive partnere Pfajzer dhe BionTech. Stafet e shëndetësisë janë një ndër grupet e para të cilat Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në plan të pare për t’u vaksinuar, si dhe nisja e procedurës në shtetin e New York vjen pasi ky vend konsiderohet si epiqendra e shpërthimit të COVID-19.
“Nuk ishte ndryshe nga vaksinat e tjera. Guvernator, unë ndihem mire. Do të doja të falënderoja të gjithë punonjësit e vijës së pare, të gjithë kolegët e mi që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme duke luftuar këtë pandemi në të gjithë botën… Shpresoj që kjo të shënojë fundin e një periudhe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Gjithashtu dua të krijojë tek publiku besimin se vaksina është e sigurt”, tha Sandra Lindsay, infermiere në qendrën mjekësore.
Rreth 2.9 milionë kanë nisur të shpërndahen në disa spitale të ndryshme përgjatë gjithë shtetit të New York-ut. Shtetet e Bashkuara janë vendi i dytë, pas Britanisë, që kanë filluar procedurën e vaksinimit masiv të popullsisë kundër virusit COVID-19 që po shkakton gjithnjë e më shumë raste me të infektuar.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që ka shënuar nisjen zyrtare të marrjes së medikamentit që ka si qëllim të kontrollojë shpërndarjen e mëtejshme të virusit. Vaksina me 95 për qind efektivitet mendohet se do të rikuperojë gati 11 muaj që nga fillimi i pandemisë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta