SHBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshjen për nëndetëset me energji bërthamore

16 Shtator 2021 | 12:03

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë nënshkruar një pakt historik të sigurisë në Indo-Paqësorin, çka cilësohet një përpjekje për të qëndruar përballë Kinës.

Ky pakt për herë të parë do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA. Pakti, i njohur si Aukus, do të mbulojë inteligjencën artificiale, teknologjitë kibernetike dhe kuantike.

“Ky pakt ka të bëjë me investimin në burimin tonë më të madh të forcës, aleancat tona dhe përditësimin e tyre për të përmbushur më mirë kërcënimet e sotme dhe të nesërme. Bëhet fjalë për lidhjen e aleatëve dhe partnerëve ekzistues të Amerikës në mënyra të reja dhe përforcimin e aftësisë sonë për të bashkëpunuar, duke pranuar se nuk ka ndarje rajonale që ndan interesat e partnerëve tanë Atlantik dhe Paqësorit, u shpreh Biden.

“Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Shtetet e Bashkuara po krijojnë një partneritet të ri trepalësh të mbrojtjes të njohur si AUKUS, me qëllim që të punojnë krah për krah për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Indo-Paqësor. Ne po hapim një kapitull të ri në miqësinë jonë, dhe detyra e parë e këtij partneriteti do të jetë të ndihmojmë Australinë të krijojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore “, tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Pakti mendohet se është krijuar për të demonstruar rolin global të Uashingtonit pas tërheqjes kaotike nga Afganistani.

Javën tjetër Biden pret një samit personal të udhëheqësve të kombeve Quad-të përbërë nga Australia, India, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët janë duke u koordinuar kundër fuqizimit te Kinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026