SHBA jep alarmin: Kina mund të ketë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035 

29 Nëntor 2022 | 20:13

Kina ka të ngjarë të ketë një rezervë prej 1500 kokash bërthamore deri në vitin 2035 nëse vazhdon me ritmin aktual të zhvillimit bërthamor, sipas një raporti të publikuar sot nga Pentagoni.

Shifra nënvizon shqetësimin në rritje në Shtetet e Bashkuara në lidhje me synimet e Kinës për të zgjeruar arsenalin e saj bërthamor, raportoi Reuters.

“Ata kanë një rritje të shpejtë që është shumë domethënëse për t’u mbajtur sekret”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane gjatë një konference mbi raportin vjetor të Pentagonit mbi ushtrinë e Kinës.

Raporti, i cili mbulon kryesisht aktivitetet në vitin 2021, thekson se Kina aktualisht ka një rezervë bërthamore prej më shumë se 400 kokash.

Projeksioni i Pentagonit për arsenalin bërthamor të Kinës prej 1000 kokash deri në vitin 2030 mbeti i pandryshuar, tha zyrtari, duke shtuar se parashikimi për vitin 2035 bazohet në një ritëm të pandryshuar zgjerimi.

Kina thotë se arsenali i saj është më i vogël se ai i SHBA-së dhe Rusisë dhe se është gati për dialog, por vetëm nëse Uashingtoni redukton rezervat e tij bërthamore në nivelin e Kinës.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm, SHBA-ja ka një rezervë prej rreth 3700 koka bërthamore, nga të cilat afërsisht 1740 janë të vendosura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026