SHBA krah Suedisë e Finlandës, vetoja turke vështirëson anëtarësimin në NATO

28 Maj 2022 | 12:07

Procesi i anëtarësimit  të Suedisë dhe Finlandës në NATO po rezulton të jetë më i vështirë se sa pritej. Pavarësisht plotësimit të të gjitha kërkesave formale të hyrjes, vetoja e Turqisë është një pengesë.

Në një takim mes sekretarit amerikan të shtetit dhe ministrit të jashtëm finlandez, u bë e qartë mbështetja e SHBA-së për këtë proces.

“Finlanda dhe Suedia po punojnë drejtpërdrejt me Turqinë për të adresuar disa nga shqetësimet që ajo shtroi. Ne po bisedojmë edhe  me Turqinë. Bisedova me  ministrin e jashtëm turk në Nju Jork rreth një javë më parë dhe komunikimet vazhdojnë. Nuk dua të përcaktoj  bisedat paraprakisht , por ka një konsensus shumë të fortë në NATO për pranimin e Finlandës dhe Suedisë dhe mbetem i bindur se ne do ta kalojmë këtë proces me shpejtësi dhe se gjërat do të ecin përpara me të dyja vendet”, u shpreh sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken.

Delegacioni suedez dhe finlandez kanë qenë në Turqi për të hyrë në bisedime dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbehen shpresat për bisedime, Irani refuzon të takohet me të dërguarit e Trump-it në Katar

Irani tha se nuk do të takohet me të dërguarit e lartë të SHBA-së që fluturuan në rajon pas shpërthimit të armiqësive, duke errësuar perspektivat...
09:20 | 01/07/2026

SHBA kanë vendosur më shumë se 900 ushtarë në Venezuelë: Do të largohemi kur të përfundojmë punën

Më shumë se 900 anëtarë të ushtrisë amerikane janë vendosur në Venezuelë pas tërmetit për të mbështetur operacionet e ndihmës pas tërmeteve shkatërruese që ndodhën...
09:04 | 01/07/2026

Mandati i Macron drejt fundit, Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale

Franca do të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e saj të ardhshëm më 18 prill dhe 2 maj 2027, tha një...
08:58 | 01/07/2026