SHBA lënë në fuqi kufizimet në udhëtime, shkak varianti “Delta”

27 Korrik 2021 | 12:37

Autoritetet në Washington po mbajnë në fuqi kufizimet e udhëtimeve, për shkak të rritjes së të infektuarve nga varianti “Delta” i COVID-19.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki bëri me dije se SHBA nuk kanë ende plan të afërt që të lehtësojnë kufizimet për udhëtarët e huaj dhe shkak është pikërisht rritja e të infektuarve nga varianti delta i COVID-19, i zbuluar fillimisht në Indi.

“Ne do të vijojmë të mbajmë në fuqi kufizimet e udhëtimeve, varianti “Delta” është  shumë  transmetueshëm, po përhapet këtu dhe jashtë vendit” u shpreh Psaki, e cila shtoi se në javët në vijim pritet që në SHBA të ketë një rritje të të infektuarve, ku më të prekur do të jenë të pavaksinuarit.

Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, dhe Departamenti amerikan i Shtetit, kanë publikuar  paralajmërime kundër udhëtimit në Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgistan, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus në këto vende.

Pasagjerët nga shtetet e BE-së, Britania dhe Irani prej më shumë se një viti po  përballen me kufizime në udhëtim. Që nga janari, të gjithë udhëtarët që hyjnë në SHBA, duhet të tregojnë se janë negativë për virusin. Pjesa më e madhe e Evropës ka hequr kufizimet  ndaj amerikanëve të cilët janë plotësisht të vaksinuar, megjithëse Mbretëria e Bashkuar ende kërkon karantinë për shumicën e vizitorëve që vijnë nga SHBA.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, 69% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 60% e popullsinë janë vaksinuar plotësisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026