SHBA ndëshkon Ugandën, Blinken: Kufizojmë vizat për zyrtarët që njollosën procesin zgjedhor
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizimin e vizave për zyrtarët e qeverisë së Ugandës, të cilët akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për akte që njollosën zgjedhjet në vendin afrikan.
Sipas sekretarit të shtetit, Antony Blinken, kufizimet do të jenë të vlefshme “për personat që besohet se kanë qenë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në minimin e procesit demokratik” gjatë zgjedhjeve të 14 janarit.
“Ka pasoja për ndërhyrjen në procesin demokratik,” shkroi Blinken në një postim në Twitter.
Në deklaratën e tij nuk u përmendën personat apo zyrtarët që janë në shënjestër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, qeveria e Ugandës hodhi poshtë akuzat dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara që kanë vepruar në “mungesë informacioni, mungesë njohurie dhe injorance”.
“Ne nuk do të humbasim gjumin për këtë,” i tha Reuters Okello Oryem, ministri i Shtetit për Punët e Jashtme.
Kaguta Museveni, 76-vjeç, në pushtet për 35 vjet, u shpall fitues i zgjedhjeve me 58 përqind të votave, duke zgjatur potencialisht qeverisjen e tij në 40 vjet.
Kundërshtari i tij kryesor Bobi Wine, hodhi poshtë rezultatet duke pretenduar manipulime të përhapura që përfshinin personelin e votave, frikësimin të qytetarëve dhe falsifikimin të votave.
Wine, 39-vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kyagulanyi, mori mbështetjen e tij veçanërisht nga votuesit e rinj.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta