SHBA ngre alarmin: Irani ka transferuar raketa balistike në Rusi
Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët pasi se besojnë se Irani ka transferuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për t’i përdorur në luftën e saj në Ukrainë.
Dy zyrtarët që dhanë informacionin nuk dhanë asnjë detaj se sa armë janë dorëzuar apo kur janë bërë transferimet, por konfirmuan zbulime e inteligjencës amerikane. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të konfirmojë transferimin e armëve, por përsëriti shqetësimet e saj se Irani po thellon mbështetjen e tij ndaj Rusisë. Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin prej muajsh duke shprehur hapur shqetësimin ndaj transferimit të raketave balistike në Rusi.
“Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përfaqësonte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të çonte në vrasjen e më shumë civilëve ukrainas”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane.
“Ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe ilustron se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin përtej Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën”, shton zyrtari.
Irani ka furnizuar Rusinë me armatime që nga vjeshta 2022. Donet Shahed konsiderohen si kontributi më i rëndësishëm që Teherani ka dhënë në përpjekjet luftarake të Rusisë për shkak të sasisë së dëmit që ata janë në gjendje të shkaktojnë. Zbulimet e inteligjencës amerikane vijnë pasi Rusia pretendon se ka pushtuar një fshat tjetër në rajonin lindor të Donetskut.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë