SHBA prezanton “Piramidën e ushqimit të vërtetë”, përmbysen udhëzimet e 1992
Shtëpia e Bardhë ka prezantuar një ndryshim të madh në udhëzimet ushqimore të Shteteve të Bashkuara, duke zbuluar modelin e ri të quajtur “Piramida e Ushqimit të Vërtetë”, i cili përmbys plotësisht piramidën e vitit 1992.
Ndryshe nga modeli i vjetër, që inkurajonte konsumimin e lartë të bukës, makaronave dhe drithërave, piramida e re vendos proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe produktet e bulmetit me yndyrë të plotë në bazë të ushqyerjes, duke përfshirë mishin e kuq, mishin e pulës, peshkun, vezët, djathin, qumështin e plotë, gjalpin dhe yndyrnat natyrale si vaji i ullirit.
Sipas udhëzimeve të reja, të rriturit duhet të konsumojnë nga 1.2 deri në 1.6 gramë proteina për kilogram të peshës trupore në ditë, krahasuar me 0.8 gramë për kilogram peshë trupore që ishte në rekomandimet e mëparshme. Ndërkohë, frutat dhe perimet mbeten pjesë e rëndësishme e dietës, por rekomandohet një ulje e ndjeshme e drithërave, veçanërisht atyre të përpunuara si buka e bardhë, makaronat industriale, drithërat e rafinuara dhe produktet me bazë mielli.
Administrata thotë se synimi është të përparësohen ushqimet e plota, të pasura me lëndë ushqyese, dhe të reduktohen karbohidratet e përpunuara dhe produktet industriale, përfshirë ushqimet e gatshme, pijet e ëmbëlsuara dhe produktet me sheqer të shtuar. Ky ndryshim konsiderohet një korrigjim i madh i kursit, pas dekadash këshillash ushqimore me bazë karbohidratesh, të cilat përkuan me rritjen e obezitetit dhe diabetit në SHBA.
Sipas autoriteteve, modeli i ri reflekton prova shkencore që tregojnë se ushqimi i vërtetë dhe i papërpunuar ka një rol kyç në përmirësimin e shëndetit. Nisma është pjesë e axhendës së presidentit Donald Trump, “Make America Healthy Again”, që synon të luftojë sëmundjet kronike, ndërsa të dhënat tregojnë se 75% e të rriturve amerikanë vuajnë nga sëmundje të lidhura me dietën.
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar