SHBA, qytetarët shpërfillin distancimin social dhe masat e tjera anti-COVID

25 Maj 2020 | 10:10

Përpjekjet në mbarë Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur distancimin social prodhuan një panoramë të përzierë në atë që njihet si Dita Përkujtimore.

Në Pensilvani ka patur përpjekje për të mbajtur të ndarë njerëzit, teksa qytetarët u ulën në tryeza të vendosura në rrugë, duke dëgjuar muzikë ‘live’.

Pasi amerikanët vërshuan plazheve ditën e shtunë, moti më i ftohtë e mbajti numrin të ulët ditën pasardhëse, kur disa qytetarë u drejtuan për në plazhet e Nju Jorkut për fundjavë.

Por nocionet e normalitetit u përplasën me mesazhin e zymtë se vendit, më i prekuri nga koronavirusi në botë, i mungojnë vetëm 3 mijë raste që numri i vdekjeve të shkojë në 100 mijë.

Guvernatori Andrew Cuomo, duke informuar gazetarët në një tendë plazhi, mundi të njoftonte një kuotë të ulët vdekjesh në Nju Jork; 109 raste, më shumë se të premten kur ishin 84, por sërish nën 1 mijë njësi që ishin deri pak kohë më parë.

Ndërkohë, disa demonstrues u mblodhën në afërsi të Klubit Kombëtar Trump në Virxhinia, ku presidenti po luante golf. Ata kritikuan menaxhimin e krizës prej tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tani  kufizime për të huajt që mbërrijnë në vend, sidomos nga Brazili, që tani ka numrin e dytë më të lartë të infektimeve në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026