SHBA regjistron rekord, 3 mijë viktima në një ditë nga COVID-19
10 Dhjetor 2020 |
21:08
Shtetet e Bashkuara regjistruan një shifër prej 3 mijë të vdekurish ditën e mërkurë, që përbën një shifër rekord sa i takon të vdekurve në një ditë të vetme nga COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti Johns Hopkins, që ka shtuar se në të njëjtin hark kohor u regjistruan edhe mbi 220 mijë raste të reja infektimesh.
Rritja më e madhe e infektimeve u regjistrua në shtetin e Kalifornisë, me mbi 30 mijë raste. Funksionarët amerikanë të Shëndetësisë e prisnin një rritje të tillë, pasi miliona amerikanë udhëtuan dy javë më parë për festën e Falënderimit, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpitë e tyre.
Në total Shtetet e Bashkuara numërojnë mbi 15.37 milionë persona të infektuar dhe mbi 289 mijë vdekje.
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta