SHBA sanksione Gjykatës Ndërkombëtare, po heton nëse ushtarët amerikanë kryen krime lufte në Afganistan, reagon BE

12 Qershor 2020 | 11:09

Presidenti Donald Trump autorizoi sanksione ekonomike dhe udhëtimi kundër punonjësve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët janë të përfshirë në hetimin e ushtarëve amerikanë për krime të mundshme lufte në Afganistan.

“Kam një mesazh për shumë nga aleatët tanë në të gjithë botën, njerëzit tuaj mund të jenë të radhës. Sidomos nga vendet e NATO-s të cilët luftuan terrorizmin krah nesh në Afganistan. Ne jemi të shqetësuar edhe për kërcënimin që gjykata i ka bërë Izraelit,” – tha Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një konferencë për shtyp.

Duke bërë me dije urdhrin ekzekutiv të Trump prokurori i Përgjithshëm tha se gjykata me seli në Hagë kërcënon të shkelë sovranitetin kombëtar të SHBA-ve dhe lëshoi akuza ndaj Rusisë.

“Ne jemi të shqetësuar se fuqi të huaja si Rusia po manipulojnë gjykatën për të përmbushur agjendën e Moskës. Masat e sotme janë të rëndësishme për të cilësuar se gjykata tejkaloi mandatin  dhe cwnoi sovranitetin e Shteteve të Bashkuara,” – tha prokurori amerikan William Barr.

Kryeministri izraelit Netanyahu mbështeti urdhrin ekzekutiv të Trump duke autorizuar edhe ai sanksione ndaj punonjësve të Gjykatës. Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell e cilësoi një shqetësim serioz masën e ndërmarrë nga SHBA.

“Mendoj se me siguri mund të ritheksoj mbështetjen tonë për këtë institucion. Gjykata ka luajtur një rol kryesor në sigurimin e drejtësisë  dhe adresimin e krimeve më të mëdha ndërkombëtare. Është një faktor kryesor në vendosjen  e drejtësisë dhe paqes,” tha përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në një reagim të saj Gjykata Ndërkombëtare Penale u shpreh se masa e Uashingtonit ishte lëvizja e fundit pas një seri akuzash të paprecedenta kundrejt saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026