SHBA sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike, Uashingtoni dëbon 10 diplomatë rusë

15 Prill 2021 | 19:16

Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten një seri sanksionesh të reja ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike.

Masat ndëshkuese, të përfshira në një urdhër ekzekutiv të firmosur nga presidenti Joe Biden, synojnë të dobësojnë aktivitetet dashakeqe të Rusisë, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Lëvizja e administratës amerikane vë në shënjestër 32 subjekte ruse dhe përfshin 10 diplomatë rusë, të cilët do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni akuzon Moskën për aktivitet kibernetik dashakeq dhe për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2020-s.

Urdhri ekzekutiv gjithashtu ndalon institucionet financiare amerikane të blejnë bonde në valutën ruse, duke filluar nga qershori.

Sanksionet vijnë në një moment tensionesh në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kjo e fundit ka reaguar duke i cilësuar masat si “të paligjshme” dhe duke paralajmëruar me kundërpërgjigje.

“Ne e kemi paralajmëruar disa herë Uashingtonin për pasojat e veprimeve armiqësore të tij, të cilat rrisin nivelin e rrezikut të përballjes mes vendeve tona. Ky drejtim, sikurse e kemi thënë më parë, nuk përkon me interesat e kombeve të dy vendeve lider në fushën bërthamore, që janë historikisht përgjegjëse për fatet e botës”, u shpreh Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Kremlini shtoi gjithashtu se sanksionet do të reduktojnë shanset për një takim mes presidentëve Biden dhe Putin, i kërkuar nga vetë kreu i shtetit amerikan, për të diskutuar mbi krizën në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026