SHBA sanksionon politikanin dhe dhëndrin e presidentit libanez për korrupsion

7 Nëntor 2020 | 09:46

Administrata amerikane ka sanksionuar një prej eksponentëve kryesorë të politikës libaneze, nën akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për dhëndrin e presidentit të vendit, të cilin Uashingtoni e mban përgjegjës për afere korruptive që kanë cenuar funksionimin e qeverisë vendase.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Departamenti amerikan i Thesarit, që ka vënë në shënjestër politikanin Gebran Bassil, njëkohësisht dhëndri i presidentit të vendit të Lindjes së Mesme, Michel Aoun.

Në muajt e fundit Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj një sërë zyrtarësh libanezë të lidhur me lëvizjen Hezbollah, milicia Shiite e mbështetur nga Irani, që është kthyer në një fuqi serioze në rajon.

Vetë Bassil ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, duke thënë se sanksionet nuk e trembin.

Sidoqoftë, Departamenti i Thesarit e konsideron atë “kokën e korrupsionit” në Liban.

Në një deklaratë, sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin nënvizoi se, korrupsioni sistematik në sistemin politik libanez ka gërryer themelet e një qeverisjeje efikase, që i shërben popullit.

Bassil udhëheq Lëvizjen e Lirë Patriotike, blloku politik i krishterë më i madh në Liban, i themeluar nga presidenti i vendit.

 

Lexoni gjithashtu

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026