SHBA-të miratojnë shitjen e sistemeve anti-dronë me vlerë gati 2 miliardë dollarë për Kuvajtin

6 Qershor 2026 | 08:33

Qeveria amerikane ka miratuar një shitje të mundshme të sistemeve mbrojtëse kundër dronëve për Kuvajtin me një vlerë që vlerësohet të jetë gati 2 miliardë dollarë, njoftoi Departamenti i Shtetit të premten.

Sipas deklaratës së ministrisë, emirati i vogël i Gjirit ka kërkuar sisteme kundër dronëve, pajisje, shërbime dhe trajnime përkatëse.

“Shitja e propozuar do të rrisë aftësinë e Kuvajtit për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar luftë elektronike dhe armë kundërajrore kundër sistemeve ajrore pa pilot”, tha Departamenti i Shtetit i SHBA-së në një deklaratë.

Kontraktori kryesor do të jetë prodhuesi amerikan Anduril me seli në Kaliforni, shtoi njoftimi.

Nuk është e qartë se kur do të dorëzohen sistemet. Marrëveshjet për blerjen e pajisjeve ushtarake shpesh kërkojnë periudha të gjata kohore për t’u materializuar.

Kuvajti, i cili strehon një bazë të madhe ushtarake amerikane, është shënjestruar vazhdimisht nga Irani gjatë luftës në Lindjen e Mesme, e cila shpërtheu me sulmin SHBA-Izrael ndaj Republikës Islamike më 28 shkurt.

Të mërkurën, një sulm me dron goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, pavarësisht një armëpushimi të supozuar midis SHBA-së dhe Iranit që nga 8 prilli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum njoftoi të hënën se Meksika do të paraqesë padi penale në SHBA për vdekjen e disa emigrantëve meksikanë në paraburgimin e emigracionit dhe të...
17:57 | 14/07/2026

Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës

Keir Starmer është bërë kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që i është dhënë medalja e Legjionit të Nderit nga një president francez, në...
17:46 | 14/07/2026

Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)

Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat e...
17:44 | 14/07/2026