SHBA: Të paktën 8 të vrarë gjatë një sulmi me armë pranë një pike FedEx, në Indianapolis

16 Prill 2021 | 10:35

Të paktën tetë njerëz mbetën të vrarë këtë të enjte pas një sulmi me armë kundër një pike të kompanisë FedEx, në Indianapolis.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se vrasësi në fund qëllojë mbi veten dhe u vetëvra.

Shumë të tjerë u plagosën, përfshi 4 veta të cilët u çuan urgjentisht në spital. Ndërkohë asnjë oficer policie nuk u plagos.

Vrasësi nuk është identifikuar ende dhe autoritetet ligj vënëse kanë deklaruar se proceset hetuese po vazhdojnë me anë të intervistave dhe mbledhjes së informacionit për ta identifikuar atë dhe arsyes që e shtyu për të kryer këto akte rrëqethëse.

FedEx gjithashtu bëri një deklaratë ku thuhet se ata po bashkëpunojnë me autoritetet për të gjetur më tepër informacion rreth arsyes së kësaj ngjarjeje tragjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026