SHBA tërhiqet zyrtarisht nga OBSH, Trump e akuzon për dështim në menaxhim të situatës me COVID-19
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur tërheqjen zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19.
Lajmin e njoftoi senatori amerikan Robert Menendez përmes një postimi në Twitter.
“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ne mes të pandemisë ka tërhequr zyrtarisht SHBA-të nga OBSH-ja,”, shkroi në Twitter Menendez, anëtar demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë OBSH-ja gjatë shpërthimit të pandemisë ka qenë nën kontrollin e Kinës dhe ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Vendimi për largimin nga OBSH-ja do të jetë efektiv në fund të një periudhe njëvjeçare, 6 korrik 2021, e sipas disa zyrtarëve në qeverinë amerikane vendimi mund të kthehet nëse në krye të vendit do të jetë një administratë e re.
Lexoni gjithashtu:
Shefi i FBI-së paralajmëron se ”Kina po bën çdo gjë për tu kthyer në një superfuqi të vetme në botë”
Serbët protestojnë kundër vendimit të Vuçiçit për rikthimin e karantinës
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset