SHBA thyen çdo rekord, 127 mijë raste infektimesh me COVID-19 në 24 orë
Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 127.000 raste pozitive me coronavirus në 24 orë të premten, një numër rekord i infeksioneve për të tretën ditë radhazi, sipas të dhënave të Universitetit ‘Johns Hopkins’.
Vëmendja e vendit u devijua këtë javë me zgjedhjet presidenciale të SHBA, zgjedhje të cilat kryesisht u zhvilluan me postë për shkak të pandemisë.
Vendi numëroi saktësisht 127.021 raste të reja midis të enjtes dhe të premtes, ndërkohë që 1149 njerëz humbën jetën nga COVID-19 në SHBA, vendi më i goditur në botë nga virusi vdekjeprurës.
Edhe pse numri i vdekjeve çdo ditë nuk është rritur në nivelet e arritura në pranverë, është dita e katërt radhazi që vendi ka regjistruar më shumë se 1.000 vdekje çdo ditë, gjë që nuk kishte ndodhur që nga gushti.
SHBA regjistroi gjithsej më shumë se 236.000 vdekje të premten në mbrëmje që nga fillimi i pandemisë, me 9.7 milionë raste të COVID-19.
Pandemia ishte një nga çështjet kryesore që përshkoi gjithë luftën elektorale midis Donald Trump dhe Joe Biden, ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve është ende në proces. Pjesërisht për shkak të virusit, një rekord i ri u vendos, pasi dhjetëra miliona amerikanë votuan me postë këtë vit dhe këto fletëvotime po marrin më shumë kohë për t’u numëruar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta